Lajmet

Nokia do të sjell Instagram për Windows Phone

Mar 6 2013
0 Shpërndarje
Nokia do të sjell Instagram për Windows Phone

instagramconceptNokia ka bërë një punë fantastike duke i diferencuar produktet e veta me ngjyra të ndezura dhe gjithashtu duke krijuar aplikacione specifike të cilat nuk do mund ti gjeni në aparate të tjerë Windows Phone.

Sipas një lajmi të fundit nga WPdang, thuhet se Instagram, aplikacioni shumë i njohur për foto në iOS dhe Android, po vjen në Windows Phone, por vetëm për Nokia-n.

Nëse kjo del të jetë e vërtetë, mund të jetë një fitore shumë e madhe për kompaninë pasi Instagram ka qenë në listën e Microsoft-it për shumë kohë për shkak se ka shumë përdorues që e duan.

Gjithsesi krijuesi i aplikacionit mendohet të jetë një palë e tretë, njësoj siç ndodhi me aplikacionin Twitter.

Nuk ka akoma fjalë se kur do të dalë Instagram-i, por shpresojmë të ndodhë në një kohë kur ky i fundit të jetë akoma i famshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>