Lajmet

Nokia do të sjellë shërbimet e hartave HERE në orët inteligjente Galaxy Gear

Aug 29 2014
0 Shpërndarje
Nokia do të sjellë shërbimet e hartave HERE në orët inteligjente Galaxy Gear

Nokia-Here-for-Gear-announcementKur Nokia shiti divizionin e saj të pajisjeve mobile tek Microsoft, nuk përfshihej edhe biznesi i hartave HERE në marrëveshje. Kështuqë ne nuk duhet të suprizohemi nëse shohim se Nokia tashmë po zbulon një njoftim që mendohet të sjellë shërbimet e HERE në linjën e orëve inteligjente të Samsung.

Nokia thotë se do të zbulojë “HERE for Gear” sot në Londër. Imazhi u postua përmes llogarisë zyrtare në Twitter të HERE ku është e përfshirë qartësisht logoja që përdor Samsung dhe nuk ka asnjë dyshim se marrëveshja me Samsung do të bëhet publike.

Shërbimet HERE përfshijnë harta, navigim, informacion për transportin publik dhe informacion për miliona pika interesi në të gjithë botën. Samsung aktualisht ofron disa orë inteligjente që kanë sistemin operativ Tizen dhe vetëm një që ka platformën Android Wear. Ora inteligjente më e fundit e Samsung me është ekran të lakuar bazuar në sistemin operativ Tizen dhe do të jetë e disponueshme nga fundi i këtij viti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>