Biznes

Nokia gati ti rikthehet biznesit të telefonëve mobil në 2016

Apr 21 2015
0 Shpërndarje
Nokia gati ti rikthehet biznesit të telefonëve mobil në 2016

slide_110113-layoffs-9-100325969-galleryDitëve të fundit kanë qarkulluar disa informacione dhe raporte se Nokia do ti rikthehet biznesit të telefonëve mobil në 2016. Por e ardhmja e Nokia-s në botën mobile nuk do të ngjajë aspak me atë që ka lënë pas me shitjen e divizionit të paisjeve mobile tek Microsoft.

Në fakt Nokia do të zhvillojë vetë këto produkte ndërsa markën dhe dizajnin do ja faturojë një prodhuesi tjetër. Dhe kështë veproi edhe me tabletin Nokia N1 para pak muajsh.

E vetmja gjë që e pengon kompaninë që të gjitha veprimet ti kryejë vetë është marrëveshja me Microsoft në 2013. Sipas asaj kontrate, Nokia nuk do të mund të ndërtojë e as të shesë produkte me markën e saj deri në fundin e 2016-tës. Ndërsa telefonët e thjeshtë, Nokia nuk do të mund ti prekë për një dekadë me radhë.

Por si duket kompania finlandeze nuk dëshiron të humbasë kohë dhe raportimet e ReCode sinjalizojnë një rikthim të mundshëm të prodhuesit të suskseshëm të telefonëve vitin e ardhshëm. Këto raportime nuk janë aq të pa baza duke qenë se ishte vetë presidenti i Nokia Technologies që tha se kompania ka në planë të zhvillojë produkte që do ti liçensojë tek kompanitë e tjera. Me pak fjalë do të prodhohen produkte me brendin Nokia por jo nga Nokia, parimisht.

Po çfarë mund të presim nga Nokia? Mbase do të kemi smartfonë të rinj ndërsa pyetja që të gjithë kanë në mendje është se cilin sistem operativ mobil do të shfrytëzojë. Në të kaluarën kompania ndërtoi sistemin operativ MeeGo i cili dështoi duke qenë se Nokia filloi të shite ekskluzivisht telefonë Windows. Besojmë se është e pamundur që Nokia të ndërtojë një platformë vetjake dhe kështu ngelin dy mundësi: Android ose Tizen.

Siç u thamë më lart kompania ka një tablet tashmë quajtur Nokia N1 dhe mbështet sistemin operativ Android. Por edhe Tizen ngelet një mundësi. Gjithësesi të gjithë ata që u zhgënjyen nga Nokia kur kompania përzgjodhi platformën mobile Windows për smartfonët e saj, tashmë ka ardhur koha që ti bëni sytë katër se çfarë kjo kompani ka përgatitur për ju! (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>