Lajmet

Nokia hedh Windows Phone 7.8 për smartfonët Lumia

Feb 2 2013
0 Shpërndarje
Nokia hedh Windows Phone 7.8 për smartfonët Lumia

Nokia ka filluar të hedh në treg Windows Phone 7.8 të përditësuar për smartfonët e vet Lumia.

Gjatë muajit shkurt Nokia është gradualisht duke lançuar Windows Phone 7.8 për Lumia 510, 610, 710, 800 dhe 900. Përdoruesit do të marrin së shpejti njoftime për përditësimin e softwer-it. Telefonat e pa mbyllur kanë të ngjarë të përditësohen vetë të parët, ndërsa operatorët celularë duhet ta miratojnë atë para se të arrijë në telefonin tuaj.

Nokia tha: “Ju mund të transformoni Nokia Lumia-n tuaj me plot elemente të personalizuara ngacmuese, të tilla si aftësia për të pëcaktuar madhësinë e objekteve, mundësi të reja të bllokimit te ekranit, dhe më shumë larmi ngjyrash.”

Windows Phone 7.8 sjell një hapje ekrani të re dhe të përshtatshme nga vetë përdoruesi, ku mund të ndryshoni madhësinë e objekteve dhe bllokim të ri të ekranit. Nokia tha se aparati do të ketë edhe akses në internet, Bluetooth dhe kamera ekstra. Aplikacionet e reja përfshijnë Ndarje e Kontakteve, Luaj Me, dhe Qyteti Nokia.

Duke qene se nuk ka mbeshtje ‘over the air’ (nga ajri, pra pa linjë fizike), përdoruesit do të duhet të lidhin pajisjen e tyre Lumia në një kompjuter dhe të përdorin softuerin Zune për të shkarkuar dhe instaluar Windows Phone 7.8.

Ja cilat janë kërkesat për Windows Phone 8

Nokia deklaroi se “nëse ju nuk merrni njoftim e përditësimit brenda tre javëve të ardhshme, ju lutem kontaktoni operatorin tuaj për më shumë informacion.”

Përdoruesit janë duke u inkurajuar për të sigurohen që janë të hapur ndaj njoftimeve në mënyrë që ata të mos e humbasin përditësimin. Kjo mund të bëhet nëpërmjet settings, përditësimi i telefonit, dhe duke zgjedhur “Më njofto kur përditësime të reja janë gjetur”.

Windows Phone 7.8 ka pasur një kohë të gjatë pritjeje, duke zvarritur lancimin e Windows Phone 8 muaj më parë. Ndërkohë BlackBerry, zyrtarisht Research In Motion, këtë javë lançoi smartfonin e saj të ri BlackBerry Z10 që punon me sistemim e ri operativ BlackBerry 10. (PCWorld Albanian)

Lumia

Lajmet e fundit>