Lajmet

Nokia Here Maps përditësohet për sistemin operativ Android 5.0 Lollipop

Nov 9 2014
0 Shpërndarje
Nokia Here Maps përditësohet për sistemin operativ Android 5.0 Lollipop

gsmarena_001Aplikacioni Here Maps për sistemin operativ Android, i cili ishte lançuar disa javë më parë, ka marrë përditësimin e tij të ri. Përditësimi i ri sjell mbështetje për versionin më të ri të sistemit të quajtur Android 5.0 Lollipop, ndërkohë që krahas kësaj janë rregulluar edhe disa probleme që shfaqeshin gjatë përdorimit të aplikacionit.

Ky përditësim i lëshuar nga Nokia, siguron përdoruesit që dosjet e zërit janë të ruajtura dhe të sigurta. Kjo do të thotë që tashmë në momentin që do të përdorni opsionin “Clear Cache” në telefonin tuaj, këto dosje nuk do të fshihen më.

Për fat të keq meqenëse aplikacioni HERE Maps është i gatshëm vetëm në faqen e internetit të kompanisë, juve do t`ju duhet që të shkarkoni instaluesin e ri APK për të shijuar frytet e këtij përditësimi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>