Harduer

Nokia inkorporon Withings brenda kompanisë, lançon dy produkte dixhitale shëndeti

Jun 20 2017
0 Shpërndarje
Planet për këtë ribrandim u bënë të ditura që nga Muaji Shkurt. Dy produktet e reja janë një peshore dhe një matës i presionit të gjakut. Nokia inkorporon Withings brenda kompanisë, lançon dy produkte dixhitale shëndeti Photo Source: Nokia

Nokia prezantoi ditën e sotme dy produkte të reja të cilat shënojnë në të njëjtën kohë ekspansionin e kompanisë drejt produkteve teknologjike dedikuar shëndetit.

Nokia bleu në Prill të 2016-ës kompaninë Withings për 192 milion dollar dhe nga dita e sotme e gjithë linja e produkteve të saj do të adoptojë markën e Nokia.

Planet për këtë ribrandim u bënë të ditura që nga muaji Shkurt. Dy produktet e reja janë një peshore dhe një matës i presionit të gjakut.

Nokia Body Scale mat peshën dhe indeksin e saj për 8 persona dhe kushton 59 dollar. Sakaq Nokia BPM+ është një matës i presionit të gjakut që do të kushtojë 129 dollar dhe kontrollohet përmes aplikacionit Health Mate.

Pajisja ruan të dhënat e presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës pavarësisht nëse telefoni është i lidhur në internet apo jo.

Gjithashtu po ditën e sotme Nokia publikoi versionet e reja të aplikacionit Health Mate në iOS dhe Android. Ato vinë me një trajner dhe programe të personalizuara për gjumin, trupin dhe shtatzëninë.

Të gjitha pajisjet Nokia mund të sinkronizohen me aplikacionin Health Mate. Ndryshimi i emrit dhe produktet e reja vinë një javë pasi shefi ekzekutiv Rajeev Suri prezantoi një çip të ri silikoni për rrjetet duke premtuar qendrave të të dhënave transferim në kapacitetet terabitëshe.

Nokia mund të jetë larguar nga bota e telefonëve por marka e saj jo. HMD Global ende prodhon telefonë me emrin e Nokia ku katër të tillë do të debutojnë këtë vit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>