Analiza

Nokia ka humbur 20% të tregut që prej bashkëpunimit me Microsoft-in

Sep 4 2013
0 Shpërndarje
Nokia ka humbur 20% të tregut që prej bashkëpunimit me Microsoft-in

nokia ceoPërqindja e Nokia-s në tregun e smartfonëve ka pësuar ulje të ndjeshme gjatë viteve të fundit.

Ndërsa në fillim të vitit 2010 Nokia ishte prezente në rreth 40% të njerëzve që kishin smartfonë, sot, kjo shifër ka rënë nën 5%. Plot 20% e rënies së tregut të Nokia-s ndodhi pas 11 shkurtit 2011, ditën kur kompania publikoi lajmin se do të fillonte një bashkëpunim strategjik me Microsoft-in.

Nuk po i vemë faj bashkëpunimit, por ajo që duhet të theksohet është se të dyja kompanitë nuk kanë treguar ende ndonjë sukses të madh në këtë aspekt.

Pas shumë diskutimesh që u hapën ditën e martë pas dhënies së lajmit se Microsoft do të blinte Nokia-n për 7.2 miliardë $, Statista krijoi grafikun e mëposhtëm për të krahasuar performancën e Nokia-s me Microsoft-in gjatë dy viteve të fundit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>