Analiza

Nokia kontrollon 90 % të tregut të Windows Phone 8

Nov 29 2013
0 Shpërndarje
Nokia kontrollon 90 % të tregut të Windows Phone 8

2013-07-15_11h00_37-645x250Gjatë muajve të fundit, përqindja e tregut të Nokia-s në sektorin e Windows Phone 8 është rritur vazhdimisht, duke shënuar një rritje nga 75% në 90% këtë muaj.

Kjo do të thotë se tashmë, vetëm një në dhjetë pajisje me Windows Phone 8 nuk është Nokia Lumia. Të dhënat në fjalë vijnë nga AdDuplex, një rrjet i famshëm reklamash për Windows Phone.

Edhe pse këto shifra vijnë vetëm nga pajisjet të cilave u shfaqen reklama nga ky rrjet (të dhënat janë përmbledhur nga 2087 aplikacione me Windows Phone të cilat kanë pasur AdDuplex SDK version 2), është e qartë që rritja e tregut të Nokias në Windows Phone nuk vjen si surprizë.

Në grafikun e mëposhtëm tregohet shpërndarja në përqindje për tregun e Windows Phone.

clip_image0033Pajisja më popullore dhe më e shitur është Nokia Lumia 520. Në muajin korrik, kjo pajisje kapi vendin e parë duke kaluar Lumia 920 në vend të dytë dhe pritet që 520 të vazhdojë të jetë pajisja më e shitur. Katër muaj më parë, 520 përbënte 13.3% të tregut të Windows Phone. Tashmë, ajo përbën rreth dyfishin (26.5%). Në grafikun e mëposhtëm tregohet se si ndahet tregu i Windows Phone në bazë të smartfonëve.

clip_image0023Kjo është arsyeja pse Nokia lançoi para pak ditësh edhe një version të përditësuar të Lumia 520, të cilën e ka quajtur Lumia 525. Ajo ka proçesor 1GHz dual-core Qualcomm Snapdragon dhe 1GB RAM.

Gjithë karakteristikat e tjera janë të njëjta. Përsa i përket versioneve të Windows Phone, versioni 7 përbën rreth ¼, ndërsa pjesa tjetër i takon Windows Phone 8. (PCWorld Albanian)

clip_image0043

Lajmet e fundit>