Harduer

Nokia lajmëron Lumia 520 dhe Lumia 720

Feb 25 2013
0 Shpërndarje
Nokia lajmëron Lumia 520 dhe Lumia 720

Nokia më në fund ka hedhur dritë mbi shumë të përfolurat Lumia 520 dhe 720 në MWC 2013.

Të dy këto pajisje, njëra e njohur si Lumia më e lirë me Windows Phone 8 dhe tjetra si pasardhësja e Lumia 710 kanë specifika shumë interesante.

Le të fillojmë me Lumia 520 e cila ka një processor Dual Core 1.0GHz Snapdragon S4, ekran 4.0 inç WVGA IPS LCD + radio + Wi-Fi b/g/n, Bluetooth 3.0, 8 GB hapsirë dhe vend për microSD dhe bateri 1430 mAh e cila është 9.9 mm e hollë. E gjitha kjo do të jetë e disponueshme për 130 euro.

Lumia 720 nga pamja e jashtme ngjason me Lumia 820, por gjithsesi është një pozicion mbrapa për sa i përket karakteristikave. Ekrani është 4.3 inç WVGA IPS LCD, processor Snapdragon S4 (njësoj si Lumia 520), 512 MB RAM , 8 GB memorje dhe vend për kartë microSD.

Ka gjithashtu një kamera 6.7 megapiksel me lente Carl Zeiss 26mm f/1.9. Është me vlerë të përmendet trashësia e 720, prej 9.0mm, e cila e bën smartfonin më të hollë të serisë Lumia.

Do të kushtojë 249 $ dhe do të jetë e disponueshme në tremujorin e dytë 2013. (PCWorld Albanian)

Lumia 520 i Lumia 720

Tags >

Lumia
Lajmet e fundit>