Lajmet

Nokia lançon shërbimin e saj të muzikës për Windows 8 dhe RT

Apr 6 2013
0 Shpërndarje
Nokia lançon shërbimin e saj të muzikës për Windows 8 dhe RT

Kompania Nokia ka lançuar shërbimin e saj të muzikës Nokia Music si një aplikacion për Windows 8 dhe Windows RT, duke i dhënë pronarëve të desktopëve dhe tabletëve, një mënyrë të re për të dëgjuar muzikë.

Nokia Music është një shërbim që deri tani iu është lejuar vetëm pajisjeve me Windows Phone dhe është ndërtuar nga fabrika e pajisjeve mobile Finnish.

Ndryshe nga shërbimet e tjera si Rdio apo Spotify, ky shërbim fokusohet tek miksimi i këngëve.

Shkruani emrin e artistit apo artistëve dhe funksioni Mix Radio do të bëjë punën e mbetur. Gjithashtu është edhe një dyqan Nokia Music MP3, i cili ofron 17 milionë këngë.

Gjithashtu ekziston edhe një opsion për importimin e librarive me këngë.

Për të përdorur aplikacionin Nokia Music në Windows 8 apo në Windows RT do t’iu duhet një abonim në Nokia Music +.

Nokia Music është quajtur një opsion më i thjesht për muzikën në Windows 8. (PCWorld Albanian)

nokia

Lajmet e fundit>