Lajmet

Nokia lëshon aplikacionin për ngarkim të videove në YouTube për telefonët Lumia

Jul 26 2013
0 Shpërndarje
Nokia lëshon aplikacionin për ngarkim të videove në YouTube për telefonët Lumia

Nokia ka një aplikacion të ri të dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit e Lumia-s që të publikojnë videot e tyre në YouTube.

Por për momentin, ai duket të jetë vetëm për Lumia 1020. Tani në dispozicion në dyqanin Windows Phone të Microsoft, YouTube Upload iu mundëson përdoruesve që të fusin dhe postojnë videot e tyre në YouTube drejtpërdrejt nga aplikacioni i tyre Photos, ose ta shkurtojnë atë me aplikacionin Nokia Video Trimmer dhe pastaj ta postojnë atë.

Aplikacioni është përshkuar që punon për të gjitha videot e bëra me telefonat Nokia Lumia me Windows Phone 8.”

Sidoqoftë, testet e bëra nga The Verge gjetën që aplikacioni punonte vetëm në Lumia 1020. Duke e provuar atë në Lumia 800, Lumia 900 dhe disa telefonë të tjerë Lumia dukej të ishte dështim.

Por duke u bazuar në përshkrimin për aplikacionin dhe mbështetjen e tij të paraqitjeve WVGA, Nokia ka gjasë që të zgjerojnë mbështetjen e pajisjeve të tjera Lumia që kanë Windows Phone 8. (PCWorld Albanian)

youtube Nokia

Lajmet e fundit>