Harduer

Nokia lëshon pajisjen e fundit me sistemin operativ Symbian

Jun 15 2013
0 Shpërndarje
Nokia lëshon pajisjen e fundit me sistemin operativ Symbian

Gjatë kësaj jave, prodhuesi finlandez i smartfonëve, Nokia, lajmëroi që ka lëshuar pajisjen e vet të fundit që përdor sistemin operativ Symbian.

Si ndërmarrja e fundit në botë që prodhon telefonë që përdorin këtë sistem operativ, tërheqja e Nokia-s nga platforma nënkupton që Symbian është tani pranë shuarjes së tërësishme.

Rënia nga kryesimi i sistemit Symbian është një rrëfim që duhet të shkruhet në libra. Daton nga vitet 80-të, por në vitin 1998, ekzistenca e sistemit Symbian ishte formalizuar kur një ndërmarrje e vjetër PDA, Psion, e ndryshoi emrin e vet në Symbian dhe mori fonde nga prodhuesit madhorë telefonikë të asaj kohe, duke përfshirë Ericsson-in dhe Motorola-n, për kujdestari zyrtare të sistemit operativ mobil që ishte në rritje.

Çfarë e dëmtoi Symbian-in? Sipas Nokia-s, ndërlikueshmëria

Por Nokia ka qenë gjithmonë mbështetësi më i madh i Symbian-it. Ndërmarrja prodhoi miliona telefonë që e përdorin sistemin operativ dhe këta si dyshe kanë pasur marrëdhënie të ngushta. Së bashku kryesuan tregun e telefonisë mobile gjatë viteve 2000. Në fakt, Symbian mbeti top sistemi operativ më i shitur i smartfonëve deri në fund të vitit 2010.

Ai ndryshim i tërësishëm ishte për shkak të disa faktorëve: së pari, rritja e Androidit dhe iOS-it si sisteme kryesuese mobile, të përzgjedhura nga përdoruesit për shkak të thjeshtësisë. Së dyti, rënia e hijeshisë së Nokia-s, së bashku me vendimin e vet të marrë gjatë vitit 2011 për t’u bashkuar me Microsoft-in, për të prodhuar pajisje me sistemin operativ mobil Windows Phone.

Në atë pikë, mbështetësi i vetëm që mbeti (dhe kontribuuesi më i madh i kodit për Symbian) i tha lamtumirë sistemit operativ dhe ishte pothuajse shumë e qartë se çfarë pritej të ndodhte.

Sot, Symbian mirëmbahet nga Accenture, që është ndërmarrje këshilluese për menaxhim, tek e cila Nokia e la zhvillimin (dhe pushoi nga puna mijëra punëtorë) në vitin 2011. Accenture supozohet që do të mirëmbajë sistemin operativ deri në vitin 2016.

Kështu që, çfarë e shuajti Symbian-in? Sipas Nokia-s, ndërlikuehsmëria. Në raporte, ndërmarrja fajësoi vështirësinë dhe strukturën antipatike të kodit për kohën që i duhet telefonit të zhvillohet që përdor atë sistem operativ. BGR citon një zëdhënës nga Nokia duke thënë që një pajisje e Symbian-it kërkonte 22 muaj kohë për zhvillim, në krahasim me më pak se një vit me Windows Phone. Në ambientet e tanishme, kur tregjet bëhen dhe zhbëhen për pak javë, ajo gjë thjesht nuk shkon më.

Për bizneset që përdorin shumë smartfonë me Symbian, me siguri që duhet të kihet parasysh nevoja për ndryshim. Së pari, nuk ka dyshim që ishte e pritshme kjo ditë prej kohësh dhe mundësitë janë që ju tashmë e keni kuptuar një trashëgimtar për t’u standardizuar.

Për ata që çalojnë, ajo marrëveshje me Accenture nënkupton që do të merrni përditësime të sigurisë dhe arnime të tjera për tre vitet e ardhshme – kjo është kohë e mjaftueshme për të vendosur nëse dëshironi të kaloni në Android, iOS, Windows Phone ose BlackBerry.

Duke e ditur që ka shenja për shuarjen e sistemit operativ Symbian në një të ardhme të afërt, mund të jetë një ide e mirë që të përshpejtohen planet për migrim nga Symbian. (PCWorld Albanian)

nokia

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>