Harduer

Nokia, LG Electronics dhe Sony Mobile do të vazhdojnë të tregojnë interes për tabletët

Nov 22 2013
0 Shpërndarje
Nokia, LG Electronics dhe Sony Mobile do të vazhdojnë të tregojnë interes për tabletët

1_rSipas raportimeve më të fundit, ka të ngjarë që prodhuesit e smartfonëve si Nokia, LG Electronics dhe Sony Mobile Communications të vazhdojnë të qëndrojnë në tregun e tabletëve, ndërsa rivalët e tjerë si HTC, Motorola Mobility dhe BlackBerry mund të fokusohen më tepër në sektorin e smartfonëve.

Pas lançimit të tabletit 10.1 inç Lumia 2520, Nokia ka në plan të pasurojë portofolin e tabletëve duke lançuar gjatë tremujorit të parë të vitit 2014 modelin 8 inç Lumia 2020. Lumia 2520 dhe Lumia 2020 synojnë segmentin e pajisjeve me çmim të lartë dhe mesatar.

Ndërkohë LG ka njoftuar se në 25 nëntor do të lançojë në Tajvan një tablet të ri të quajtur LG G Pad 8.3, i cili do të kushtojë rreth 335$.

Pas lançimit të tabletit Xperia Tablet Z në vitin 2013, Sony Mobile pritet të lançojë akoma më tepër tabletë në vitin 2014 dhe këtë herë pritet të ketë si synim segmentin e tabletëve të kushtueshëm. Ndërkohë kompanitë kineze Huawei dhe ZTE kanë përmirësuar bashkëpunimin e tyre me operatorët e telekomunikacionit për të promovuar tabletë me çmime ekonomike dhe mesatare.

Megjithatë, duke marrë parasysh se disa prodhues si Acer, Asustek Computer, Lenovo dhe Samsung Electronics kanë lançuar tashmë tabletë me çmime më të ulëta se 200 $, mund të themi se konkurrenca në këtë segment do të jetë akoma më e fuqishme se në sektorin e smartfonëve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>