Harduer

Nokia Lumia 1320 me ekran 6 inç del në shitje në Kinë

Dec 30 2013
0 Shpërndarje
Nokia Lumia 1320 me ekran 6 inç del në shitje në Kinë

P1040484-730x547Në tetor të këtij viti, Nokia zbuloi Lumia 1320, një smartfon me ekran 6 inç, i cili regjistron video në 720p, ka kamer 5 megapixel si dhe proçesor 1.7 GHz dual-core Snapdragon 400. Smartfoni është tashmë i disponueshëm në Kinë që prej kësaj jave.

Në javët në vazhdim ai do të jetë i disponueshëm edhe në Tajvan, Hong Kong, Singapor dhe në disa shtete të tjera.

Fillimisht Nokia kishte lajmëruar se smartfoni do të ishte i disponueshëm në treg duke filluar nga tremujori i parë i vitit 2014, në Kinë dhe Vietnam dhe më pas do të gjendej edhe në tregje të tjera aziatike si India, e më vonë edhe në Evropë. Smartfoni nuk do të jetë i disponueshëm në SHBA.

Ai kushton 339 $ dhe konsiderohet si një smartfon i shtresës së mesme me Windows Phone 8. Po ashtu, ai mund të konsiderohet edhe si në krye të atyre “low-end”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>