Analiza

Nokia Lumia 1520 mund Samsung Galaxy S5 në testimet e performancës për lojërat

Mar 6 2014
0 Shpërndarje
Nokia Lumia 1520 mund Samsung Galaxy S5 në testimet e performancës për lojërat

game-mainDiçka fantastikë tek pajisjet Windows Phone është eksperienca e mire dhe performanca e pakrahasueshme që jep përdoruesi dhe ka provuar se nuk ka nevojë për një super harduer ta bëjë këtë gjë. Eksperienca me lojërat në Windows Phone është mjaft e mirë.

Testimet e standardeve të lojërave janë vënë në shqyrtim kohët e fundit, dhe kjo është një gjë e mirë. Rezultatet e shfaqura nga Rightware tregojnë se pajisja Lumia 1520 e kompanisë Nokia është smartfoni i lojërave që do të dëshironit të gjithë.

Lumia 1520 është një smartfon i parametrave të lartë që ofron performancë të pakrahasueshme në çdo standard, por fakti që pritej të lançohej Samsung Galaxy S5 po e bënte situatën edhe më interesante.

Samsung Galaxy S5 ka një çip më të ri Snapdragon, por po të njëjtën kartë grafike si Lumia, atë Adreno 330. Në listën e pesë më të mirëve, pas këtyre dy “përbindëshëve” vijnë, Asus PadFone Infinity 2, Pantech Vega Secret dhe Sony Xperia Z Ultra. Të gjitha pajisjet përfunduan testet shumë afër njëra tjetrës duke i bërë të gjitha një zgjedhje të mirë për përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>