Analiza

Nokia Lumia 2520 vs Microsoft Surface 2

Nov 17 2013
0 Shpërndarje
Nokia Lumia 2520 vs Microsoft Surface 2

Lumia_2520_vs_Surface_2Tabletët Nokia Lumia 2520 dhe Microsoft Surface 2 po konkurojnë fort mes tyre për t’u pozicionuar në krye të arenës së tabletëve me Windows 8.

Në aspektin e parë, të dy i përkasin dy kompanive të njohura në treg dhe kanë specifikime të shkëlqyera, por si pozicionohen ato përkundrejt njëra-tjetrës? Këtë gjë do ta shohim në analizën e mëposhtme.

Cilësia fizike dhe qëndrueshmëria

Nokia Lumia 2520 ngjan si një telefon i stërmadh Lumia. Ka formë drejtkëndore, me cepa të theksuar si dhe një mbështjellëse plastike me ngjyrë në pjesën e pasme. Përmasat janë 267 x 168 x 8.9mm, si gjithë tabletët e tjerë të zakonshëm. Peshon 615 gram, peshë po ashtu standarde edhe pse pak larg atyre që peshojnë shumë pak. Ekrani kufizohet nga pjesë të mëdha kornize me ngjyrë të zezë, e cila le pak hapësirë për të çlodhur gishtat.

Microsoft Surface 2, nga ana tjetër, ka cilësi pak më të lartë në aspektin e jashtëm. Kasa është metal (magnez), çka ndihet në dorë por edhe duket më këndshëm. Pjesa e përparme ngjan si ajo e tabletit të Nokia-s, së bashku me kornizën e zezë.

Surface 2 përfshin edhe një tastierë dhe një mbajtëse në formë trekëndëshi, e cila ju mundëson ta mbani si laptop. Përsa i përket përmasave, Surface 2 është pothuajse njësoj si Lumia (274.6 x 172.5 x 8.9mm), por me 676 gram, është pak më i rëndë.

Ekrani

Display

Nokia Lumia 2520 ka ekran 10.1 inç (1080 x 1920 IPS LCD) me densitet pikselësh prej 218 ppi, ndërsa Microsoft Surface 2 ka ekran 10.6 inç me rezolucion 1080 x 1920 TFT si dhe 208 ppi. Pra, ndërkohë që ekrani i Surface është pak më i madh, ai i Lumia-s është pak më i mprehtë. Por, të mos harrojmë që renditen larg Google Nexus 10 apo iPad Air në këtë aspekt.

Fuqia

Power

Nokia Lumia 2520 ka procesor 2.2 GHz quad-core dhe 2GB RAM, çka e bëjnë atë një prej tabletëve më të fuqishëm në treg. Shumë gjëra realizohen me lehtësi.

Microsoft Surface 2është më pak i fuqishëm, ka procesor 1.7 GHz quad-core dhe 2GB RAM, por kjo nuk e rendit shumë pas Lumia-s, duke qenë se edhe me këto specifikime ka mjaftueshëm fuqi për shumë punë.

Kamera

Asnjë prej tabletëve nuk shkëlqen në aspektin e fotografisë, por për çmimin që kanë, kamera ka cilësi të arsyeshme. Për më tepër, kush dëshiron të bëjë shumë foto me një tablet me ekran 10 inç?

Nokia Lumia 2520 ka kamerë kryesore 6.7 megapixel me Carl Zeiss. Po ashtu, ka edhe një kamerë të përparme prej 2 megapixel. Kamera kryesore mund të regjistrojë video në 1080p me 30fps ndërsa dytësorja 720p me 30fps.

Microsoft Surface 2 ka kamerë kryesore 5 megapixel, si dhe një dytësore 3.5 megapixel në pjesën e përparme. Të dyja regjistrojnë video në1080p me 30fps.

Përsa i përket pyetjes që mund të keni, se cila është më e mirë, atëherë varet se për çfarë e doni. Kamera kryesore në Lumia është padyshim më e mirë, por jo aq e mirë krahasuar me smartfonin që mund të keni. Pra, nuk shihet si një zëvendësues i tij.

Nga ana tjetër, Microsoft Surface 2 mund të bëjë foto dhe video me cilësi më të lartë me kamerën e përparme, gjë që ka rëndësi në tablet duke qenë se ato përdoren shpesh për bisedat online me video.

Jetëgjatësia e baterisë, kujtesa dhe lidhjet

Nokia Lumia 2520 ka bateri 8000 mAh e cila vlerësohet në 25 ditë qëndrim pa u përdorur. Microsoft nuk e ka bërë publike madhësinë e baterisë në Surface 2, por ka thënë thjesht që mban 10 orë luajtje videosh dhe 7 deri në 15 ditë pa u përdorur. Me këto të dhëna, Surface mbetet prapa Lumia 2520.

Nokia Lumia 2520 ka hapësirë 32GB që mund të zgjerohet me karta micro SD deri në 32GB. Në Microsoft Surface 2 mund të zgjidhni 32 ose 64GB hapësirë të brendshme por mund ta zgjeroni atë me karta micro SD deri në 64GB. Pra, në këtë rast keni më shumë hapësirë se në Lumia 2520.

Përsa i përket lidhjeve, Nokia Lumia 2520 suporton Wi-Fi, 3G, 4G LTE, Bluetooth 4.0 dhe NFC. Microsoft Surface 2 suporton vetëm Wi-Fi dhe Bluetooth 4.0.

Nokia Lumia 2520 vs Microsoft Surface 2 – Përfundim

Edhe pse mes dy tabletëve ka ndryshime, fituesi nuk është dukshëm i qartë. Ndërkohë që Surface 2 ka cilësi më të mirë fizike si dhe ofron një tastierë dhe një mbështetëse, ka ekran pak më të madh, një kamerë dytësore më të mirë dhe hapësirë më të madhe kujtese, Lumia 2520 ka ekran më të qartë, është më i fuqishëm, ka kamerë kryesore më të mirë, jetëgjatësi më të mirë të baterisë si dhe më shumë mundësi për lidhje. Pra, gjithçka varet se çfarë doni të bëni më tepër me tabletin tuaj.

Microsoft Surface 2 mund të ishte më i mirë për përdorim shtëpiak apo në vende ku dini me siguri që ka Wi-Fi, për shkak të ekranit më të madh, tastierës dhe hapësirës. Lumia 2520 do të ishte më i përshtatshëm nëse udhëtoni shpesh falë baterisë më të mirë dhe opsioneve të lidhjes.

Lajmet e fundit>