Analiza

Nokia Lumia 520 tani posedon një të tretën e telefonëve që përdorin Windows Phone

Dec 31 2013
0 Shpërndarje
Nokia Lumia 520 tani posedon një të tretën e telefonëve që përdorin Windows Phone

Smartfoni Lumia i Nokia-s ka bërë një progres këtë vit, posaçërisht në Evropë, ku ka tejkaluar edhe iOS-in në disa shtete dhe pajisjet me çmim të ulët vazhdojnë të jenë gjë e parapëlqyer për kompaninë finlandeze, siç tregojnë shifrat e reja nga AdDuplex.

AdDuplex, që është një rrjet i popullarizuar i reklamave për Windows Phone, që merr të dhëna nga 2,499 aplikacione për Windows Phone, thotë që Lumia 520, që kushton 180 dollarë, tani ka mbi 30 për qind të të gjitha pajisjet me Windows Phone në mbarë botën, ndonëse shifrat shkojnë në 34 për qind, nëse e përfshijmë Lumia 521.

Këto shifra janë rritur nga 26.5 për qind, respektivisht 29.4 për qind, sa ishin muajin e kaluar dhe 13 për qind gjatë korrikut.

Nokia e paraqiti Lumia 525, që është version i përditësuar i Lumia 520 në nëntor dhe do të jetë interesante se si pajisja dhe dyshja më e vjetër, kalojnë gjatë vitit 2014, posaçërisht për shkak të përfundimit të blerjes së njësisë së biznesit të pajisjeve të Nokia-s nga kompania Microsoft.

Të dhëna të tjera për ekosistemet e Windows Phone tregojnë që prania e Nokia-s për të gjitha pajisjet është rritur në 92.1 për qind, që paraqet një ngritje nga 90 për qind sa ishte në nëntor (HTC, që ndodhet në vendin e dytë ka 5.2 për qind të tregut).

Numri i instalimeve të Windows Phone 8 është rritur nga 75.3 në 78.3 për qind, një trend që do të ndihmojë në zvogëlim të përdorimit të platformës Windows Phone 7. (PCWorld Albanian)

P1030320wtmk-645x250

Lajmet e fundit>