Harduer

Nokia Lumia 630 del në shtije në Evropë dhe Azi, së shpejti në SHBA

May 15 2014
0 Shpërndarje
Nokia Lumia 630 del në shtije në Evropë dhe Azi, së shpejti në SHBA

gsmarena_001Nokia njoftoi se smartfoni Nokia Lumia 630 dhe Lumia 630 Dual Sim do të jenë në shitje në tregjet në Azi dhe Evropë këtë javë, ndërsa SHBA duhet të presë edhe disa ditë. Nokia Lumia 630 është smartfoni i parë i kompanisë që do të ketë Windows Phone 8.1 nga ambalazhimi. Sistemi Operativ i përditësuar sjell asistentin personal Cortana, Qendrën e Njoftimeve të quajtur Action Center dhe disa opsione shtesë për rregullimin e ndërfaqes. Aplikacione të reja të tilla si Data Sense, Wi-Fi Sense dhe Storage Sense gjithashtu do të jenë pjesë e sistemit operativ më të fundit.

Përsa i përket harduerit, Lumia 630 ka një ekran IPS LCD 4.5 FWVGA me një mbrojtëse Gorilla Glass 3. Gjithashtu smartfoni fuqizohet nga një Snapdragon 400 1.2 Ghz Quad Core, 512 MB RAM, 8 GB hapësirë të dhënash si dhe mbështetje për microSD. Lumia 630 dhe Lumia 630 Dual Sim do të kushtojnë 119 Euro dhe 129 Euro pa taksa respektivisht. Çmimi përfundimtar në Evropë mendohet të jetë 150 Euro. Opsioni për ngjyrat përshijnë, ngjyrë portokalli, jeshile, të verdhë si dhe të zezë dhe bardhë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>