Harduer

Nokia Lumia 635 me mbështetje për 4G kushton vetëm 189 $

Jun 24 2014
0 Shpërndarje
Nokia Lumia 635 me mbështetje për 4G kushton vetëm 189 $

gsmarena_001 (2)Nokia Lumia 635 tashmë është i disponueshëm më një çmim të arsyeshëm që fillon nga 189 dollarë. Po çfarë përfitoni nga ky çmim? Smartfoni vjen më versionin më të fundit të platformës mobile të Microsoft Windows Phone 8.1.

Kjo e fundit përfshin asistentin dixhital të Microsoft-it të quajtur Cortana me funksione të ngjashme më Siri-n e Apple dhe Google Now. Nokia Lumia 635 gjithashtu ka një ekran 4.5 inç Gorilla Glass, proçesor katër bërthamësh me shpejtësi përpunimi të dhënash prej 1.2 Ghz dhe si zakonisht vjen në një llojshmëri ngjyrash.

Ngecja më e madhe e Lumia 635 është se ka në funksion vetëm 512 MB RAM. Kjo kujtesë RAM mbase mjafton për të bërë që Windows Phone 8.1 të performojë mirë, gjithsesi, kjo limiton disa aplikacione që mund të instalohen. Disa nga lojërat intensive që kërkojnë grafika të fuqishme nuk do të mbështeten nga 635.

Nga ana tjetër pajisja ofron një konektivitet 4G LTE duke i dhënë një avantazh krahasuar me pajisjet e tjera të së njëjtës kategori. Për shembull Motorola Moto G ka të njëjtin çmim me Lumia 635, ka dyfishin e RAM-it, por mbështet vetëm rrjetet 3G.

Nëse ju doni Motorola Moto G 4G, ajo do t’ju kushtonte më tepër 220 dollarë. Nëse ju po kërkoni të blini një telefon Windows Phone më kosto të ulët, ju mbase duhet ti hidhni një sy Lumia 635. Është i disponueshëm në Evropë dhe shumë pjesë të Azisë dhe Paqësorit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>