Harduer

Nokia Lumia 710

Jan 6 2012
0 Shpërndarje
Nokia Lumia 710

Lumia 710 që kushton vetlm 50 dollarë ka të njëjtin procesor dhe paraqitja e vet ka rezolucionin më të madh se Lumia 800 dhe telefonat të AT&T Windows si HTC Titan. Me këtë telefon ju e merrni gjeneratën e dytë procesorëve 1 bërthamorë 1.4GHz Qualcoom Snapdragon me grafikën Adreno 205, një ekran i ndjeshëm prej 3.7 inç për prekje me 800 x 480 piksellë, 3G dhe 4G HSPA + 14 Mbps (që është për momentin lidhja më e shpejt që e mbështet Windows Phone), një kamerë të pasme prej 5 megapiksellëve dhe WiFi 802.11b/g/n i zakonshëm, Bluetooth 2.1 + EDR dhe një GPS. Nuk është keq për çmimin që e ka.

Për dallim nga telefonat e tjerë që e përdorin sistemin operativ Windows Phone, ju merrni më pak disk. Lumia 710 ka rreth 5.33 GB të lirë për përdorim.

Zune është si zakonisht njëri prej lëshuesve më të këndshëm dhe më të shkathët të audiove dhe e bën lëshuesin e audiove për iPhone si pak të vjetër. Ai ka mundësinë për të bërë ndërrimin anësor (side scrolling) për të parë audiot e ngjashme, biografitë e artistëve dhe gjëra të tjera. Lumia 710 ka një cilësi mjaft të mirë të zërit nga altoparlantët dhe cilësi mjaft të mirë të zërit përgjatë kufjeve. Altoparlanti në pjesën e pasme është befasues me zërin e lartë për një telefon aq të vogël.

Për shkak të procesorit 1.4GHz, Lumia 710 lëvrin mjaft mirë. Windows Phone është i optimizuar për procesorin Qualcomm Snapdragon dhe shpejtësia është mjaft mbresëlënëse. Është aq i shpejt si iPhone 4S dhe nuk shihni ndonjë ngecje të rastit që i bezdis telefonat që e përdorin sistemin operativ Android. Lojërat për Xbox Live mund të luhen mjaft mirë në telefon dhe filmat 3D po ashtu. Windows Phone ndërlidhet me Xbox Live dhe ka një përzgjedhje të mirë të cilësisë së lojërave që kanë çmimin nga .99 deri në 6.99 dollarë, ku titujt me cilësinë më të lartë shiten nga deri në 4.99 dollarë.

Sërish, për shkak të ekosistemit të gjerë të Microsoftit, ju merrni një mbështetje të mirë për MS Exchange dhe një platformë të MS Office për t’i parë dhe ndryshuar skedarët skedarët e Microsoft Office. Për më tepër ai ka kontaktet e Gmail dhe Google Contacts dhe sinkronizmin e kalendarit së bashku emailin POP3 dhe IMAP. Telefoni mund të marrë dokumente dhe fotografi edhe nga SkyDrive cloud./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>