Harduer

Nokia Lumia 930 del në shitje në Evropë, Azi dhe Lindje të Mesme

Jul 8 2014
0 Shpërndarje
Nokia Lumia 930 del në shitje në Evropë, Azi dhe Lindje të Mesme

nokia lumia 930I prezantuar në muajin prill dhe i disponueshëm për tu porositur në shumë dyqane në Evropë, Nokia Lumia 630 do të jetë në shitje që nga kjo javë. Smartfoni ka një çmim të rekomanduar prej 600 dollarësh (370 Euro/ 290 Paund) pa taksat e përfshira.

Smartfoni do të vijë në Evropë, Azi dhe Lindje të Mesme këtë javë si dhe do të jetë i disponueshëm edhe në tregje të tjera në javët në vazhdim.

Asnjë njoftim nuk është shpallur se kur Lumia 930 do të jetë e disponueshme në SHBA. Në fakt tashmë është i disponueshëm, por vetëm në rrjetin Verizon i quajtur Nokia Lumia Icon, ndërsa përdoruesit nga kompanitë të tjera mobile akoma nuk do të kenë mundësi ta blejnë.

Lumia 930 është smartfoni më i ri i parametrave të lartë të Microsoft-it me një kamerë 20 Megapixel dhe stabilizim optik. Ka një ekran 5 inç full HD AMOLED së bashku me një çip Qualcomm Snapdragon 800 dhe 32 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>