Lajmet

Nokia Lumia më i shitur se iPhone?

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
Nokia Lumia më i shitur se iPhone?

Ja një anë pozitive e rrallë për Nokian: shitjet e para të smartfonëve të vet Lumia nuk duken që janë aq çaluese sa i përket shitjeve në krahasim me ditët e para të pajisjes iPhone.

Sipas ndërmarrjes hulumtuese Strategy Analytics, shitjet e pajisjeve Lumia, që e përdorin sistemin operativ Windows Phone, tashmë kanë qenë mbresëlënëse kur merret parasysh koha e lansimit në treg të pajisjes.

Në tre çerekët e parë kur doli pajisja Lumia, Nokia shiti 10.9 milionë njësi. Apple shiti vetëm 5.4 milionë iPhone në tre çerekët e fundit të vitit 2007, kur e arriti tregun. Sa  i përket familjes së pajisjeve të Samsungut që e kanë sistemin operativ Android? Vetëm 1.5 milionë njësi të shitura.

Në fakt, krahasimi nuk është aspak i drejtë. Apple e shiti një model në bartësin (AT&T) duke filluar në një shtet të vetëm të ShBA-ve, para se të filloj ta shes në tërë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermani gjatë dy çerekëve të mëvonshëm. Samsung filloi në Gjermani përpara se të zgjerohej në shtetet e tjera. Sipas Strategy Analytics nën presionin që të lëvizë shpejt, Nokia ka disa modele të pajisjes Lumia të cilat është duke i shituar në rreth 50 shtete.

Vlerësimet e analistëve i vendosin shitjet e pajisjes iPhone në rreth 100 milionë në tre çerekët që përfundojnë me muajin qershor, që paraqesin dhjetëfishin e shitjeve të pajisjeve Lumia. Nokia do të ketë një kohë të vështirë për ta arritur këtë sukses. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>