Biznes

Nokia mohon çdo spekulim për një rikthim të mundshëm në biznesin e telefonëve mobil

Apr 27 2015
0 Shpërndarje
Nokia mohon çdo spekulim për një rikthim të mundshëm në biznesin e telefonëve mobil

N97Pas qarkullimit të lajmeve javën e kaluar se Nokia ka në plan të bëhet sërisht pjesë e tregut të smartfonëve, kompania finlandeze i ka hedhur poshtë të gjitha këto supozime. Në një mesazh të publikuar në uebfaqen e saj, Nokia deklaron qartë se nuk ka asnjë plan për të ndërtuar apo për të hedhur në treg telefonë për konsumatorët. Për më tepër shkruhej se të gjitha raportet që qarkullojnë janë të rreme duke përfshirë këtu dhe komentet që supozohet se i përkasin një ekzekutivi të kompanisë.

Ka kaluar një vit që nga momenti kur Nokia i shiti biznesin e saj të smartfonëve kompanisë Microsoft. Por dhe pas kësaj vazhdojnë të qarkullojnë supozime se Nokia do të bëhet sërisht pjesë e këtij biznesi. Ishte media e njohur Recode javën e shkuar që raportoi se Nokia po përgatitej të ndërtone sërisht telefonë për konsumatorët. Raporti ishte i bazuar në dy burime të brendshme të kompanisë por të paemërtuara.

Duhet të përmendim se Nokia e ka të ndaluar përdorimin e markës së saj në smartfonë deri në vitin 2016, sipas marrëveshjes të firmosur me Microsoft. Bazuar në komente më të hershme të kompanisë, ka të ngjarë që kompania të liçensojë markën e saj tek prodhues të. Por tani për tani këto plane duken të largëta. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>