Harduer

Nokia mund të nxjerrë një telefon të ri Lumina me një kamer tepër cilësore

May 14 2013
0 Shpërndarje
Nokia mund të nxjerrë një telefon të ri Lumina me një kamer tepër cilësore

nokiaEdhe pse zbulimi i Lumina 982 është shumë i freskët, Nokia mund të na suprizojë me ndonjë smartfon tjetër. Këtë të diele, Nokia paraqiti një spot në kuadër të eventit Lumia që do mbahet në Londër më 14 maj.

Reklama misterioze tregon një telefon Nokia Lumina të mbështjellë me metal që do të përcjellë më shumë se çfarë na shohin sytë, sipas spotit. Nokia ka nxjerrë disa imazhe dhe specifikime të Lumina 928, dhe nuk është një telefon prej metali. Pra kemi dy telefonë.

Spoti i vogël tregon pjesën e mbrapme të një telefoni, të ngjashme me atë të një Nokia 808 PureView dhe kamerën e tij të pasme. Nokia 808 krenohet për sensorin e tij 41 megapixel me një rezolucion prej 7728 x 4354 pixel, që janë tejmase larg specifikimeve të Lumina 928 me një kamera 8.7 megapixel edhe një rezolucion 3624×2448.

Ky telefoni misterioz mund të jetë një mishërim i Lumina i quajtur si “telefoni EOS ” (PCWorld Albanian)

Tags >

Lumia
Lajmet e fundit>