Harduer

Nokia N8, prezantohet zyrtarisht

Apr 28 2010
0 Shpërndarje
Nokia N8, prezantohet zyrtarisht

Nokia N8 është smartphone i parë nga Nokia që do të fuqizohet nga sistemi i tyre operativ Symbian 3. Përveç kësaj ai do të veçohet me një kamerë 12 megapikselëshe që përmban thjerrëz Calr Zeiss dhe blic Xenon, e cila i mundëson këtij smartphone që të incizojë video në format 720p. Gjithashtu N8 veçohet me dalje HDMI, kështu që ju mund të lëshoni videot HD që i keni incizuar në HDTV-në tuaj.

Modeli i ri i prodhuesit finlandez, ka një ekran 3.5 inç capactive të ndjeshëm në prekje që sjellë rezolucion prej 640 x 360 piksela, dhe veçohet me 16 GB memorie të integruar, përveç kësaj ofron edhe portin për microSD kështu që ju mund të vendosni kartela me kapacitet deri në 32GB, duke ju ofruar kështu një hapësirë totale për ruajtjen e të dhënave, në 48GB.

Ai gjithashtu veçohet me integrimin e një serie të rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter dhe përditësimet dërgohen drejtpërsëdrejti në ekranin kryesor të N8, e natyrisht shërbimet e shumta nga Noki Ovi nuk mungojnë.

N8 do të sjellë edhe dirigjim me zë përmes GPS-it të integruar, e cila padyshim që do të përcillet nga aplikacioni pa pagesë i Nokia-së, Nokia Ovi Maps.

Nokia N8 do të ofrohet në lloje të ndryshme të ngjyrave dhe në treg do të paraqitet në çerekun e tretë të këtij viti, për një çmim prej 370 euro,

Lajmet e fundit>