Harduer

Nokia N9 me tastierë QWERTY dhe Symbian 3…

Jun 26 2010
0 Shpërndarje
Nokia N9 me tastierë QWERTY dhe Symbian 3…

Smartphone i fuqizuar nga Symbian 3 do të ketë një tastierë rrëshqitëse të plotë QWERTY, dhe pëveç kësaj do të ketë edhe kamerë me 8 megapiksel, që veçse ishte bërë e ditur kohë më parë.

Gjersa detajet tjera mbesin të panjohura, ajo që dihet është se i ri i Nokia-së do të ketë Wi-Fi, GPS, 3G me HSDPA, e disa gjëra tjera shtesë. Ekrani 3.5 inç me një rezolucion prej 360 x 640 piksela gjithashtu do të jetë më se i sigurtë.

Ata që postuan fotot e prototipit u deklaruan se një rishikim i prototipit do të bëhet më vonë gjatë ditëve në vazhdim, dhe në këtë formë ne do të informohemi edhe për detajet e mëtutjeshme.

Ajo që është befasuese për këtë paraqitje është sistemi operativ, pasi që Nokia pati theksuar se N8 do të jetë i fundit me Symbian, për sa i përket celularëve të serisë N. Ka gjasa që prototipi në fjalë të mos jetë fare modeli N9, por të kalojë në vend të kësaj në kuadër të serisë E, por kjo mbetet të shihet…

Lajmet e fundit>