Lajmet

Nokia N97 do të paraqitet në treg gjatë këtij muaji

Jun 2 2009
0 Shpërndarje
Nokia N97 do të paraqitet në treg gjatë këtij muaji

Kompjuteri multimedial i Nokia-së, ai N97, pritet që të paraqitet në treg gjatë këtij muaji në më shumë se 75 shtete.
 

N97 ka një ekran 3.5 inç të ndjeshëm në prekje, tastierë të plotë QWERTY, një ekran shtëpie të veçantë dhe ofron qasje në kohë reale në shërbimet Ovi të kësaj kompanie.
“E furnizuar nga një numër i madh i formateve muzikore, lojërave, hartave dhe aplikacioneve përmes Ovi-së, Nokia N97 transformon internetin në një eksperiencë që është tërësisht e ndërlidhur me shijet dhe interesat e pronarit të tij” tha Jonas Geust, Zëvendës President dhe udhëheqës i Nokia N Series.

Nokia N97 është pajisja e parë e kësaj kompanie që veçohet me një ekran shtëpie që mund të përpunohet sipas dëshirës me një numër të madh të widget-s që sjellin drejtëpërsëdrejti informacione në këtë pajisje. Këto përfshijnë destinimi si Facebook apo Hi5, shërbime të lajmeve dhe informacione mbi motin apo qëndrimin e valutave.

Është pajisja e parë nga Nokia që do të paraqite në treg me Ovi Store, dhe gjithashtu do të ketë qasje direkte në katalogun muzikor të Nokia  Music Store.

Me opsione të ndryshme të lidhjes së shpejtë dhe kapacitete të memories prej 32GB (deri në 48GB përmes microSD), përdoruesit drejtpërsëdrejti mund të shkarkojnë dhe ruajnë me mijëra këngë në pajisjen e tyre.
Imazhet e kualitetit të lartë dhe vidoe klipet me 30 FPS mund të bëhen përmes kamerës pesë megapikselëshe që ka thjerrë Carl Zeiss të integruar.
 

 

Lajmet e fundit>