Harduer

Nokia në përgatitje të një tableti

Mar 17 2012
0 Shpërndarje
Nokia në përgatitje të një tableti

“Ne jemi duke punuar në të,” u citua ai duke thënë.

Shefi ekzekutiv i Nokias, Stephen Elop, ka thënë që kategoria është interesante, por ka theksuar nevojën për një qasje tjetër ndaj numrit të madh të sfiduesve që duan të garojnë kundër kryesimit të pajisjes iPad të ndërmarrjes Apple.

“Ne vazhdojmë shikojmë hapësirën e tabletit me interes, por nuk kemi bërë lajmërime të veçanta,” tha një zëdhënës i ndërmarrjes gjatë të enjtes.

Nokia pritet që të lëshojë tabletin e vet që e përdor sistemin operativ Windows 8 të ndërmarrje Microsoft, më vonë gjatë këtij viti.

Teksa mundohen që ta zënë vendin e pajisjes iPad, prapë se prapë ky tablet ka qenë një risi për treg dhe origjinaliteti tanimë edhe po vlerësohet. Me pak fjalë, mund t’i afrohen pajisjes iPad, apo mbase edhe ta kalojnë, por ky tablet ka mbetur në histori si mostër për shumë prodhues të tjerë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>