Biznes

Nokia nuk po këndellet, sërish paraqet rezultate të dobëta

Jan 28 2011
0 Shpërndarje
Nokia nuk po këndellet, sërish paraqet rezultate të dobëta

Në çerekun e katërt të vitit 2010 Nokia ka dërguar në treg një total prej 123.7 milion pajisjesh, 28.3 milion prej të cilave ishin celularë të mençur. Numri i celularëve të mençur u rrit vetëm për një të tretë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa çmimi i tyre mesatar i shitjes pësoi një rënie prej 17% në 156 euro.
Në formë të ngjashme margjina operative e pajisjeve dhe shërbimeve pësoi rënie në 7% në krahasim me 14.9% sa ishte në çerekun e katërt të vitit 2009.

Në përgjithësi Nokia po vazhdon të mbaj një pozitë të fuqishme në Evropë (ku dërgohen për shitje edhe shumica e celularëve), ndërsa Amerika Veriore ka mbetur një treg i vështirë për tu ndjekur.

Mungesat e disa pjesëve gjatë çerekut t ë katërt të vitit 2010 kanë pasur efektet e veta në vëllimet e pashijeve të prodhuara dhe këto pritet të shfaqen edhe gjatë çerekut të parë të këtij viti. Nokia pritet të ketë neto shitje prej 6.8 deri në 7.3 miliard euro në çerekun e parë të këtij viti.   Në nxë yë parashikimeve Nokia renditet me një pjesëmarrje të përgjithshme në treg prej 32% për vitin 2010 (në vitin 2009 ishte 34%)/

Lajmet e fundit>