Biznes

Nokia Ovi Store hap dyert për biznes

May 26 2009
0 Shpërndarje
Nokia Ovi Store hap dyert për biznes

Të martën edhe zyrtarisht Nokia lansuar biznesin e tyre të shumëpritur, Ovi Sotre. Kjo është përgjigja e kompanisë Finlandeze, ndaj shërbimeve të ngjashme të App Store për iPhone dhe të Android Market për smartphone Android.
Ovi Store iu mundëson zhvillueseve të listojnë programet e tyre në një katalog online, në mënyrë që përdoruesit me lehtësi ti shkarkojnë ato ose ti blejnë.
 

Më shumë se 50 pajisje Nokia janë kompatibile me Ovi Store dhe mund të qasen në mënyrë të drejtpërdrejt në këtë ueb, përmes www.store.ovi.com në shfletuesin përkatës ose mund të shkarkojnë një aplikacion të veçantë për pajisjen e tyre. Ne e kemi provuar këtë në një Nokia E71 dhe punoi si është më së miri edhe në shfletues edhe përmes aplikacionit. Loja e parë u instalua me sukses por shkaktoi që të bllokohet celulari, megjithatë për këtë nuk ia lëmë fajin Ovi Store, pasi që faji ishte tek aplikacioni.

alt

Aplikacionet em pages janë gjithashtu të pranishme, por ky dyqan online filloi të ngadalësohej dhe pothuajse vdiq kur tentuam që ta provojmë këtë element. Ndoshta një shenjë e problemeve me serverë. Nëntë vende të zgjedhura, shumica në Evropë, duke përfshirë edhe Australinë dhe Singaporin, kanë mundësi që të bëjnë blerjen e aplikacioneve në Ovi Store, përmes një opsion që iu mundëson banorëve të paguajnë për programe përmes operatorëve mobil të vendeve të tyre, ose si zakonisht mund të paguajnë me sistemin standard, pra përmes kartelave bankare. 
 

Lajmet e fundit>