Biznes

Nokia padit Apple, një front i ri beteje në luftën e patentave

Dec 22 2016
0 Shpërndarje
Nokia padit Apple, një front i ri beteje në luftën e patentave

nokia-apple-flickr-introNokia paditi në gjykatë prodhuesin e iPhone, Apple, duke e akuzuar për shkelje të 32 patentave mobile dhe nxehur marrëdhëniet mes dy kompanive.

Kompania me seli në Espoo të Finlandës, tha se Apple kishte rënë dakord të licensonte shpikjet e patentuara në 2011-tën por ka refuzuar të zgjerojë afatin e marrëveshjes e cila është pranë përfundimit.

Padinë Nokia e bëri në një gjykatë rajonale në Dusseldorf të Gjermanisë dhe në Gjykatën Federale të Teksasit.

“Kjo çështje ka një rëndësi të madhe sepse Nokia është e interesuar të përfitojë sa më shumë që të jetë e mundur nga prona intelektuale të posedon,” tha analisti i Bloomberg, Matt Larson.

Kjo betejë ligjore e parashikuar kohë më parë i gjen rrënjët që kur Nokia fillon të zbriste nga skena e prodhuesit më të madh në botë të telefonëve.

Që kur shiti biznesin e telefonëve, kompania është përqendruar në zhvillimin e rrjeteve. Portofolin e patentave Nokia po e shfrytëzon si një burim të ardhurash dhe jo një mjet për të mbrojtur produktet e saj.

Pronësia intelektuale e kompanisë gjeneron 40% të fitimit. Në rastin e Apple, Nokia ka refuzuar të licensojë patentat e saj me praktikat e zakonshme të ndjekura edhe nga kompanitë e tjera. Duke përdorur taktika të tjera, Nokia kërkon një pjesë të fitimit të gjeneruar edhe nga vetë shpikjet e Apple nëse kjo e fundit dëshiron patentat e Nokias.

Në një qëndrim Apple u shpreh se “do të kundërshtojë hapur këto praktika flagrante anti kompetitive të cilat dëmtojnë inovatorët dhe inovacionin.”

8 patentat mbi të cilat Nokia mbështet padinë kryesore kanë të bëjnë me standartin H.264 të kodimit të videove.

Produktet e Apple të cilat përdorin teknologjinë H.264 janë iPhone, iPad, iPod, Apple Watch, Mac dhe Apple TV tha Nokia. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>