Harduer

Nokia paraqet modelin e ri 5800

Feb 12 2009
0 Shpërndarje
Nokia paraqet modelin e ri 5800

Modeli 5800 ka mundësinë e operimit përmes gishtave (touch-screen) dhe punon në rrjetin 3G.

Ky model tashmë rival i iPhone, sjell mjaft veçori të mira në harduer, por nuk është e sigurt nëse modeli i ri i Nokia-s mund të garojë me mbretin e celularëve touch-scrren Apple. Nokia 5800 do të lançhet më 26 shkurt me një çmim prej 399 dollarësh, ndërsa do të jetë në versionin e hapur dhe mund të shfrytëzohet edhe në rrjetin AT&T apo T-Mobile.

Disa nga veçoritë tjera të Nokia 5800 janë edhe kamera me 3.2 megapixel, auto-fokus, dual-flash, video inçizim prej 30 imazhesh për sekondë, TV out, Wi Fi, Bluetooth, FM radio me RDS, GPS dhe USB 2.0.

 

Lajmet e fundit>