Biznes

Nokia paraqet në një reklamë të guximshme përdoruesit e iPhone si zombi

Jun 24 2013
0 Shpërndarje
Nokia paraqet në një reklamë të guximshme përdoruesit e iPhone si zombi

Në përpjekjen më të fundit për të treguar se sa cilësore është kamera e smartfonit Lumia 925, Nokia sapo ka publikuar një reklamë vërtet të guximshme ku bën një krahasim me kamerën e iPhone 5 të cilën e ashtuquan si iZombie pasi efektet e saj sidomos kur përdoret blici bëjnë që njerëzit të duken pak a shumë si zombi me fytyra më të zbardhura dhe me sy të kuq.

Nokia ka menduar të realizojë reklamën në këtë mënyrë duke qenë se iPhone-i është smartfoni më i përdorur për shkrepjen e fotove, madje së fundmi është vënë re se është rritur tendenca e njerëzve që përdorin iPhone të bëjnë sa më shumë foto që të jetë e mundur kudo që të jenë qoftë ky edhe një vend ose situatë jo shumë e rëndësishme.

Reklama është organizuar në këtë mënyrë: Në një rrugë paraqitet një përdorues i Nokia Lumia 925 duke ecur i vetëm.

Në atë lagje ai është i vetmi që disponon një smartfon të tillë. Pas pak shfaqen përreth tij fqinjët të cilët shkrepin pa pushim foto me blicin të aktivizuar duke qenë se e gjithë skena realizohet natën.

Rezultati?! Të gjithë përdoruesit e iPhone 5 mendojnë se mund të verbojnë me dritën e tyre përdoruesin e vetëm të Lumia 925. Ndërkohë ky i fundit mendon se ata janë shndërruar në zombi të vërtetë.

Më poshtë paraqitet dhe reklama e plotë për ata që janë sadopak kuriozë për t’a parë. (PCWorld Albanian)

nokia

Lajmet e fundit>