Lajmet

Nokia paraqet sistemin HERE Auto që lidh veturën tuaj me cloud

Sep 2 2013
0 Shpërndarje
Nokia paraqet sistemin HERE Auto që lidh veturën tuaj me cloud

Nokia HERENokia ka lëshuar HERE Auto, që është sistem i lidhur me panelin e aparaturave të veturës. Vizioni i Nokia-s është që të krijojë një veturë të lidhur me internet duke bërë më tepër se sa vetëm lidhjen me smartfon.

Një gjë e tillë nuk do të mund të kryhej nga një ndërmarrje, kështu që edhe nuk do të jetë. Nokia i referohet si “RESTful API” dhe mundësisë së tij për të krijuar “përvoja brenda veturës”.

E thënë ndryshe, kjo nënkupton që shtojcat për sistemin HERE Auto janë të mundshme ngjashëm sikur shtojcat që janë të dobishme për disa programe të caktuara kompjuterike. Ai po ashtu ofron mundësi për reklamim për prodhuesit.

Ana e qartë në të cilën çalon kjo është kur ju nuk jeni të lidhur me internet, ndonëse Nokia thotë që kjo nuk është gjë. Derisa veturat që nuk janë lidhur do të humbasin përditësimet e drejtpërdrejta të hartave nga trafiku, funksionet e tjera (si imazhet e rrugëve) mund të mos humbasin në të njëjtën mënyrë.

Sinkronizimi e bën të mundshëm ruajtjen e rrugëve si favorite; kjo do të mund të ndihmonte në prioritizim, ose do të mund të ishte një rrugë e përshtatshme për të regjistruar rrugët që janë thjesht të përshtatshme për një përvojë të këndshme për vozitje.

Nokia-Here-Auto-Companion

Për momentin, HERE Auto nuk është i hapur për publikun, ndonëse pritet të demonstrohet në Shfaqjen e Motorëve në Frankfurt më 10 shtator. Një aplikacion mobil për Android dhe Windows Phone është planifikuar që të vijë në të ardhmen, ndonëse nuk ka informacione për ardhjen e aplikacionit për iOS, nga Nokia ose nga uebfaqja e sistemit HERE. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>