Lajmet

Nokia paraqet tre celularë të rinjë

Jun 17 2009
0 Shpërndarje
Nokia paraqet tre celularë të rinjë

Nokia në konferencën e saj vjetore Nokia Convention 2009, ka paraqitur tri pajisjet e reja, Nokia E72, 5530 XpressMusic dhe 3710 Fold. Ngjarja është mbajtur në Raffles City Convention Centre gjatë ditës së hënë, një ditë para hapjes së panairit për informacion, komunikim dhe teknologji, CommunicAsia 2009.

Duke filluar me E-Series, E72 është modeluar në vazhdim të E71-it me një tastierë të plotë QWERTY, por është gjithashtu i pajisur me një tast optik navigues, ka kamerë më të mirë me 5 megapiksel dhe përmban port 3.5 mm për kufje. Falë kësaj veçorie të fundit, celulari i dytë me radhë nga E-Series (i pari ishte E63) iu mundëson përdoruesve të vendosin kufjet e tyre më të preferuara në vendin e duhur. Gjithashtu E71 ka taste të dedikuara për të aktivizuar Bluetooth-in dhe funksionin e dritës në rreshtin e fundit të tasteve të tastierës, që rezulton me një spacebar më të ngushtë.

Duke përcjellë modelet 5800 XpressMusic dhe atë të sapo shpalosurin N97, 5530 XpressMusic është pajisja e tretë me radhë nga Nokia që funksionon në softuerin Symbian, edicioni i 5-t. Celulari i mençur (smartphone) me ekran të ndjeshëm në prekje tani ka një bar të zgjeruar për kontakte, ku mund të vendosen deri në 20 persona, që është një avancim prej 4 sosh që ishin në 5800 XpressMusic. Për dallim prej modelit parapark që ka një mbështjellës të plastikës që ofron ndjenjën e një pajisje të lirë, 5530 XpressMusic do të ketë një përpunim nga çeliku.

Treshen e përmbyll celulari me kapak, Nokia 3710, i cili përmban një kamerë 3.2 megapikselëshe me blic, Assisted-GPS, çasje në dyqanin OVI dhe ndërfaqe të re S40.
Dy prej këtyre tre celularëve – E72 dhe 5530 XpressMusic – do të paraqiten në treg gjatë çerekut të tretë të këtij viti, gjersa 3170 Fold do të jetë i pranishëm në çerekun e fundit të këtij viti.

Nokia E72
–  Veçori më kryesore:

  • Quad-band GSM me tri-band WCDMA
  • HSDPA dhe HSUPA
  • Wi-Fi, Bluetooth stereo, A-GPS
  • Port 3.5mm për kufje
  • Ekran 2.4-inç QVGA
  • Kamerë 5 megapikselëshe
  • Anulim aktiv të zërit
  • VPN Mobil të integurar

 
Nokia 5530 XpressMusic
–  Veçori më kryesore:

  • Quad-band GSM
  • Symbian S60 Edicioni i 5-t
  • Ekran 2.9-inç të ndjeshëm në prekje me rezolucion 640×360 piksela
  • Kamerë 3.2 megapiksel me autofokus dhe blic LED
  • Bluetooth stereo, Wi-Fi
  • Port 3.5mm për kufje

 

Nokia 3710 fold
–  Veçori më kryesore:
 

  • Quad-band GSM me tri-band WCDMA
  • Platformë S40
  • Ekran QVGA  me madhësi 2.2-inç
  • Kamerë 3.2-megapixel me blic
  • A-GPS, Bluetooth
  • Port 2.5mm për kufje

 

Lajmet e fundit>