Biznes

Nokia përfiton 1 miliardë € nga BE për zhvillimin e grafinit, materialit më të fortë në botë

Feb 4 2013
0 Shpërndarje
Nokia përfiton 1 miliardë € nga BE për zhvillimin e grafinit, materialit më të fortë në botë

nokia Gjigandët finlandezë të Nokia-s sapo kanë përfituar një ndihmë financiare prej 1 miliardë€ për të zhvilluar grafinin, një ‘super-material’ që do të jetë më i forti në botë.

Kjo ndihmë vjen në kuadër të programit për zhvillim e teknologjive në rritje dhe atyre të reja të Bashkimit Evropian, misioni i së cilit është të promovijë kërkimet me nivel te lartë rreziku që mund të sjellin rezultate të fuqishme me impakt të madh teknologjik dhe shoqëror.

Nokia është pjesë e Graphene Flagship Consortium, një grup liderësh që po tenton të përmirësojë botën duke përdorur grafinin.

Grafini është jashtëzakonisht i hollë (vetëm një atom i hollë) dhe kompania deklaron se është 300 herë më i fortë se çeliku. Për më tepër, është përcjellësi më i lehtë i cili ruan karaktestikat e veta në njësinë më te vogël, sipas deklarimeve të Nokia-s.

Nokia grapheneKompania shprehet se ka filluar të punojë me grafinin që në vitin 2006 dhe që prej atëhere, ka identifikuar një sërë fushash të mjediseve moderne kompjuterike, veçanërisht në elektronikë, ku mund të aplikohet ky material.

Henry Tirri, CTO tek Nokia, shprehet se ndihma financiare është e një rëndësie të vecantë, pasi edhe pse kompania ka bërë një progres të rëndësishëm në këtë aspekt, inovacionet më të mëdha janë ende për t’u zbuluar.

Investimi i BE-së do të shpërndahet në 10 vite. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>