Harduer

Nokia përgatit “Treasure Tag”, aksesorin e ri që kombinon Bluetooth 4.0 dhe NFC

Jul 30 2013
0 Shpërndarje
Nokia përgatit “Treasure Tag”, aksesorin e ri që kombinon Bluetooth 4.0 dhe NFC

Sipas raportimeve, prodhuesit finlandezë të Nokia-s po punojnë për lançimin e një aksesori të ri për telefonët Lumia, i cili do të përdorte sensorin e pajisjes, dhe supozohet se quhet “Treasure Tag.”

Sipas The Verge, kompania do të ndërthurrë karakteristikat e Bluetooth 4.0 dhe NFC në aksesorin e ri për ta lidhur atë me pajisjet Windows Phone.

Pajisjet me Windows Phone do të kenë mundësi të gjurmojnë pajisjen përmes një aplikacioni të dedikuar, duke u dhënë mundësi përdoruesve të menaxhojnë sensorin dhe ta lokalizojnë atë nëse ka humbur.

Për më tepër, aplikacioni do të jetë në gjendje të tregojë vendndodhjen e sensorit në hartë, ndërkohë që po ndërtohet duke përdorur realitetin e zgjeruar të Nokia LiveSight.

Karakteristika e re do të ofrojë suport për lokalizimin e smartfonëve të cilën janë të pajisur me një sensor thjesht duke shtypur një buton në pajisje. Megjithatë, njoftimi me zë do të gjenerohet vetëm nëse pajisje gjendet brenda një hapësire të caktuar.

Duke qenë se sensori bazohet në Bluetooth 4.0, Nokia do ta bëjë të disponueshme atë vetëm me telefonë që e përfshijnë si karakteristikë. Për Lumia-t me Windows Phone pritet të vijë si pjesë e përditësimit të rradhës, brenda pak javëve.

Mesa duket, “Treasure Tag” do të jetë mes aksesorëve të parë që do të përdorin suportin e ri për Low Energy (Konsum të ulët energjie). Nokia pritet të lançojë pajisje të tjera me Bluetooth 4.0 për të zgjeruar varietetin e linjës Lumia. (PCWorld Albanian)

nokia 920

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>