Biznes

Nokia përmirëson kamerat dhe qasjen në internet, lançon 3 modele celularësh

Jan 30 2009
0 Shpërndarje
Nokia përmirëson kamerat dhe qasjen në internet, lançon 3 modele celularësh

altNokia e ka përmirësuar kualitetin e kamerave dhe qasjen në internet. Kompania e ka bërë këtë në tri modelet e reja të celularëve të lançuara së fundi si Nokia 6700 classic, Nokia 6303 classic dhe Nokia 2700 classic. Këto modele shfaqin tipare të avancuara, ndërsa dy të parat ndjekin gjurmët e modelit Nokia 6300 Classic. Modeli 6700 classic ka një kamerë me 5.0  megapixel me LED (Light Emitting Diode), USB, AGPS (Assisted Global Positioning System) me hartat Nokia (Nokia Map Software) dhe mundësi për të shtuar memorien Micro SD memory card. Duke përdorur HSPA (High-Speed Packet Access), modeli 6700 classic  mund të shkarkojë të dhëna nga interneti deri në 10Mbps apo të ngarkojë deri në 2Mbps. Nga Nokia bëhet e ditur se ky model po ashtu është i përshtatshëm për gjeneratën e tretë të telefonave 3G dhe pa do të kushtojë 235 euro. Ndërsa paraardhësi Nokia 6300 classic më 2006-n kur edhe u pat lançuar kushtonte 250 euro dhe kishte kamerë me 2 megapixel.

Modeli Nokia 6303 classic është më i lirë dhe me më pak përmirësime. Do të kushtojë 135 euro dhe ka vend për ta shtuar memorien me Micro SD memory card. Gjithashtu ka edhe 3.5mm audio, 3.2 megapixel kamerë me dual LED, por nuk ka mbështetje për internet të shpejtë apo GPS. Ajo që nuk ka ndryshuar te këto tri modele celularësh është vetëm rezolucioni 320×240 pixel, ndërsa display është rritur për 0.2 inç.

Ndërkohë modeli Nokia 2700 classic është akoma më i lirë dhe do të kushtojë 65 euro. Ka kamerë 2 megapixel dhe mbështetje për GPRS. Ashtu si modeli 6303, edhe modeli 2700 ka audio 3.5mm dhe mundësi për ta shtuar memorien deri në 2GB përmes Micro SD. 

 

 

Lajmet e fundit>