Harduer

Nokia planifikon rikthimin e ikonës 3310-ta

Feb 14 2017
0 Shpërndarje
Telefoni ikonik Nokia 3310 do të rikthehet. Kështu shprehet personazhi i njohur i industrisë mobile Evan Blass - @evleaks - për VentueBeat i cili thotë se telefoni debuton muajin e ardhshëm. Nokia planifikon rikthimin e ikonës 3310-ta

Nokia 3310 debutoi 17 vite më parë, një telefon i cili u shndërrua në kult për rezistencën ekstreme ndaj dëmeve, baterinë e mirë dhe dizajnin ikonik. Por me kalimin e viteve telefoni u bë i padobishëm si çdo telefon tjetër i cili përmbush ciklin e tij.

Por HMD Global, kompania finlandeze e cila ka ekskluzivitetin e ndërtimit të telefonëve me markën Nokia do të sjellë një version modern të telefonit 3310 në Kongresin Mobil Botëror thotë Evan Blass.

3310 e re synon të bëjë emër me famën e modelit të vjetër që Blass e përshkruan si një homazh. Sipas tij do të kushtojë 59 Euro dhe del në treg në Europë. HMD Global ka zgjedhur të mos komentojë mbi spekulimet. /PCWorld Albanian

Tags >

3310Nokia
Lajmet e fundit>