Biznes

Nokia planifikon të lansojë shërbime mobile bankare

Aug 26 2009
0 Shpërndarje
Nokia planifikon të lansojë shërbime mobile bankare

Shërbimi “Nokia Money” do ta bëjë të mundur “dërgimin e të hollave tek një person tjetër vetëm duke përdorur numrin e telefonit të personit tjetër, do të mundësojë pagimin e tregtarëve për të mira dhe për shërbime, pastaj për të paguar faturat apo për të rimbushur SIM kartela me parapagim”, theksoi kompania në një deklaratë.

Shërbimi do të jetë i gatshëm 24 orë në ditë, dhe do të paraqitet në fillim të vitit 2010

Nokia ka theksuar se ishte duke ndërtuar një rrjet të madh për agjentët e Nokia Money, ku konsumatorët mund të depozitojnë të holla apo të tërheqin kesh nga llogaritë e tyre mobile.

“Ne besojmë se shërbimet financiare mobile ofrojnë një mundësi të re në treg me potencial rritjeje afatgjatë” deklaroi udhëheqësja e departamentit të oficerëve të Nokia-s, Mary McDowell.

“Në shumë shtete, përdorimi i celularëve nga pronarët tejkalon përdorimin e llogarive bankare në mënyrë të theksuar” duke lënën të nënkuptohet se anembanë botës ekzistojnë 4 miliardë celularë në krahasim me 1.6 miliardë llogari bankare.

Lajmet e fundit>