Analiza

Nokia po planifikon të rivitalizojë biznesin e saj në tregun e konsumatorëve

Nov 16 2014
0 Shpërndarje
Nokia po planifikon të rivitalizojë biznesin e saj në tregun e konsumatorëve

Nokia-Microsoft7Mos e quani akoma një rikthim, por Nokia është duke menduar se si mund ti japë sërish jetë kësaj marke në treg edhe pas blerjes nga Microsoft për 7 miliardë dollarë. Shefi ekzekutiv i Nokia-s Rajeev Suri deklaroi: “Mendoj se mund të prisni që marka Nokia të kthehet përsëri në botën e konsumatorëve”, gjatë një pyetje që iu bë nga një gazetar rreth planeve të rikthimit të Nokia në tregun e pajisjeve.

Ai u tha investitorëve gjatë një konferencë në Londër se kompania e tij po kërkon të licencohet më marka të tjera dhe jo të krijojë një startup të ri. Mundet që firma të tjera të paguajnë Nokia-n për të pasur markën e saj në produktet e tyre elektronike. Një ekzekutiv tjetër i kompanisë zbuloi se një bashkëpunëtor i mundshëm do të jetë Porsche Design. Akoma nuk është vendosur një marrëveshje, por pritet që Nokia të shfaqet në treg me një seri pajisjesh elektronikesh jo domosdoshmërisht telefonë.

Këtë jave Microsoft lancoi smartfonin e parë pa markën e Nokia-s, të quajtur Lumia 535. Më parë Nokia simbolizohej nga telefonët celularë, por fitimet e ulta bënë që kjo markë të zhdukej dalëngadalë nga tregu. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>