Biznes

Nokia po vëzhgon tregjet në zhvillim e sipër

Feb 17 2011
0 Shpërndarje
Nokia po vëzhgon tregjet në zhvillim e sipër

Në një fjalim të mbajtur në Mobile World Congress 2011 gjatë ditës së djeshme, Elop theksoi faktin se zhvillimet në këtë fushë janë të rëndësishme edhe për industrinë e edhe për konsumatorët e përfshirë.  “Për Nokia-në, është mirë për biznes. Por më duhet t’ju them se gjatë katër muajve të fundit kam udhëtuar shumë nëpër botë dhe kam folur me partnerë dhe konsumatorë, dhe ndikimi i pajisjeve mobile në pjesët e largëta të botës është i jashtëzakonshëm”.

Gjersa lideri i Nokia-së theksoi se kur bëhet fjalë për lidhjen e tregjeve të reja një prej gjërave më të rëndësishme vendoset si prioritet, përkatësisht mundësia për thirrje me zë dhe dërgimi i SMS-ve, por ai shtoi se mund të bëhet më shumë. “Operatorët dhe zhvilluesit mund të krijojnë aplikacione dhe shërbime për të sjellë një bashkësi të funksionalitetit tek abonuesit, dhe të zgjerojnë qasjen në internet tek abonuesit e rinj.”

Në mënyrë që të shtyjmë përpara rritjen në këto tregje në zhvillim e sipër, Elop premtoi një “avancim të vazhdueshëm dhe investim të ri” në portofolin e kompanisë Series 30 dhe 40 që janë produkte për masën e gjerë, dhe që mund të luajnë një rol të rëndësishëm. Veçoritë si përkrahja për dy SIM kartela, qasja e kontrollimit me taste dhe prekje, dhe dizajni i bukur, formulojnë një produkt të fuqishëm për secilin kosnuamtorët.

Nokia gjithashtu thuhet se do të bëjë një investim tjetër për të zgjeruar shërbimet e saja, përfshirë këtu edhe Nokia Money dhe Nokia Life Tools.

Duhet theksuar se tregje që konsiderohen në zhvillim e sipër janë edhe tregjet si Kosova dhe Shqipëria, dhe rëndësinë e tyre e kanë theksuar edhe zyrtarë të lartë të kompanive të njohura botërore. Megjithatë pritet të shihet ndryshimi i vëmendjes së Nokia-së drejt këtyre tregjeve. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>