Biznes

Nokia pranë shitjes së biznesit të saj të hartave, HERE

Apr 11 2015
0 Shpërndarje
Nokia pranë shitjes së biznesit të saj të hartave, HERE

HERE-til-AndroidMë sa duket kompania finlandeze Nokia po planifikon të shesë biznesin e saj të njohur të hartave, HERE, sipas një raporti të bërë publik nga prestigjozja Bloomberg. Ky biznes ka tërhequr mjaft interes dhe së shpejti priten të bëhen publike dhe ofertat përkatëse. Megjithatë një zëdhënës i Nokia nuk pranoi të komentonte mbi këtë lajm.

Ky lajm ka qënë jashtzakonisht i mirë për rivalët e Nokia, sidomos për Alcatel-Lucent. Vlera e aksioneve të kompanisë Nokia u rrit me 5.6% ndërsa ato të Alcatel-Lucent me 4.6%. Të dyja kompanitë kanë qënë pjesë e një proçesi bisedimesh që akoma nuk ka dhënë rezultat. Përveç kësaj, si pasojë e raportit aksionet e kompanisë gjermane të navigimit TomTom, u rritën me 11%.

Një analist i firmës Inderes Equity deklaroi në Twitter se vlera e biznesit HERE mund të shkojë nga 3.3-4.8 miliard dollar por nëse ndodh një marrëveshje shitblerje, çmimi i vendosur pritet të jetë më i lart se kaq. Vitin e shkuar kompania division i paisjeve të Nokia kaloi nën pronësinë e Microsoft duke e lënë kompaninë finlandeze me disa shërbime kyçe dhe atë të hartave HERE. Ky i fundit vitin e kaluar pati të ardhura prej 969 milion eurosh ku 31 milion ishte fitimi. Kjo njësi biznesi kohët e fundit ka bashkëpunuar me disa nga kompanitë që operojnë në industrinë e makinave. Nokia bleu paraardhësin e HERE, Navteq për 5.7 miliard euro në vitin 2007. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>