Harduer

Nokia prezanton dy pajisje të reja Asha 205 dhe 206

Nov 28 2012
0 Shpërndarje
Nokia prezanton dy pajisje të reja Asha 205 dhe 206

Nokia dje prezantoi dy modele të reja nga seria 40. Nokia Asha 205 është pajisje me tastierë QWERTY dhe me butonin special Facebook për qasje të shpejtë në këtë rrjet social.

Dimensionet e kësaj pajisjeje janë 113 x 61 x 13 mm, kurse pesha 94 gram. Është i pajisur me ekran me orientim horizontal i cila është 2,4 inç, vendin për kartë memorie, kamerë VGA dhe bateri 1020 mAh.

Nokia Asha 206 vjen në formën tashmë pak të harruar candybar dhe me ngjyra të gjalla të shtëpizës. Dimensionet e kësaj pajisje janë 16 x 49.4 x 12.4 mm, kurse pesha është 91 gram.

Ekrani i këtij modeli është po ashtu 2,4 inç, por me orientim vertikal.

Të dyja këto pajisje do të duhej të dalin në treg në fund të këtij viti me çmim prej 62 dollarëve (pa tatim). (PCWorld Albanian)

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>