Harduer

Nokia prezanton Lumia 525, pasardhësin e të shumë-shiturit Lumia 520

Nov 28 2013
0 Shpërndarje
Nokia prezanton Lumia 525, pasardhësin e të shumë-shiturit Lumia 520

lumiaNokia vazhdon të zgjerojë linjën e modeleve të Lumia-s. I fundit që i është bashkuar listës është Lumia 525, i cili ështe smartfoni pasardhës i Lumia 520, smartfoni më i shitur me Windows Phone në gjithë botën.

Telefoni i ri funksionon me Windows 8 të optimizuar për të dhe ka proçesor 1 GHz dual-core Qualcomm Snapdragon si dhe 1GB RAM – të dyja janë të përmirësuara nga Lumia 520.

Lumia 525 ka të njëjtin ekran si paraardhësi, pra 4 inç (800 x 480 pixels), ka një kamer 5-megapixel, e cila suporton regjistrimin e videove në HD në 720p dhe me 30 frames-per-second.

Hapësira e kujtesës është 8 GB dhe mund të zgjerohet me karta micro SD deri në 64 GB – po ashtu, ofrohen falas edhe 7 GB në SkyDrive. Telefoni është i disponueshëm në disa ngjyra: portokalli i shndritshëm, i bardhë, i verdhë dhe i zi mat.

Çmimi do të jetë 199 $ dhe smartfoni do të jetë i disponueshëm prej datës 14 dhjetor në Singapor. Pritet që shumë shpejt Nokia të bëjë zyrtare edhe datat dhe çmimet në botë.

Çmimi me të cilin do të shitet në Singapor është i njëjtë me atë të Lumia 520. Ai pritet të ecë shumë në vendet aziatike si dhe në tregje të tjera në zhvillim.

Ashtu si Lumia 520, edhe ky version ka pak mundësi të lançohet në SHBA, atje ku Nokia preferon të fokusohet me telefonë me karakteristika më të avancuara. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>