Harduer

Nokia prezanton Lumia 625, smartfonin me ekran më të madh të kësaj linje

Jul 24 2013
0 Shpërndarje
Nokia prezanton Lumia 625, smartfonin me ekran më të madh të kësaj linje

nokia lumia 625Nokia sapo ka prezantuar Lumia 625, i cili ka ekran 4.7-inç, duke u bërë automatikisht smartfoni më i madh me WIndows Phone i kompanisë.

Në aspektin e specifikimeve mund të konsiderohet një smartfon mesatar.

Ai ka procesor 1.2GHz, dual-core Snapdragon S4, kamer 5-megapixel, 512MB RAM dhe 8 GB hapësirë të brendshme (e zgjerueshme përmes kartave microSD).

Edhe pse ekrani ka diametër të gjerë, rezolucioni është vetëm 800 x 480. Bateria është 2000 mAh. Smartfonit nuk i mungojnë LTE dhe HSPA.

Ai do të jetë i disponueshëm në një mbështjellëse polikarbonat, e cila mund të zëvendësohet. Ngjyrat do të variojnë mes portokallisë, të verdhës, jeshiles së çelur, të bardhës dhe të zezës.

Nokia Lumia 625 do të hidhet në treg në tremujorin e tretë të vitit për rreth 290$. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>