Harduer

Nokia prezanton telefonët 15 €

Feb 26 2013
0 Shpërndarje
Nokia prezanton telefonët 15 €

Nokia ka filluar testimin e tregut me telefonët me çmime jashtëzakonisht të lira.

Prezantimi i parë i tyre u bë gjatë konferencës Mobile World Congress në Barcelonë. Telefonët kanë si target kryesor tregjet e vendeve në zhvillim dhe do të kushtojnë 15 €.

Deri tani, këto modele janë telefonët më të lirë nga Nokia. Sigurisht që karakteristikat nuk janë të jashtëzakonshme, por telefoni është mjaft i dobishëm në rastet kur ju duhet thjesht për të bërë telefonata.

Nokia 105 ka ekran me “ngjyra të ndezura”, një orë zgjimi, radio FM, dritën sinjalizuese si dhe një jetëgjatësi prej baterie prej 35 ditësh! (provoni të gjeni një smartfon të tillë). Telefoni do të jetë i disponueshëm në dy ngjyra: të zezë dhe të kaltër.

Nokia 105 planifikohet të fillojë shitjen në tremujorin e parë të vitit 2013 në këto vende: Kinë, Egjipt, Indi, Indonezi, Nigeri, Rusi, Vietnam dhe tregje të tjera në Afrikë, Lindjen e Mesme, Azi (pjesa e Paqësorit)dhe Evropë.

Ditën e hënë, gjatë konferencës, Nokia zbuloi edhe modelin Nokia 301, telefon me 3.5G i cili kushton 65 € dhe është telefoni më i lirë i Nokia-s që ofron video streaming.

Telefoni do të hidhet në treg në vitin 2013 në mbi 120 shtete në Afrikë, Azi (pjesa e Paqësorit), Evropë, Indi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine. (PCWorld Albanian)

Nokia

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>