Harduer

Nokia prezanton tre produkte të reja: C3, C6 dhe E5

Apr 13 2010
0 Shpërndarje
Nokia prezanton tre produkte të reja: C3, C6 dhe E5

Nokia C3 është dizajnuar që të jetë një smartphone buxhetor, me shumë veçori të smartphone-ve të shtrenjtë por me një çmim më të lirë, dhe përveç kësaj veçohet me një tastierë të plotë QWERTY dhe arrin me një bashkësi veçorish të dizajnuara që të lehtësojnë përdorimin e lehtë të faqeve të ndryshme të rrjeteve sociale.

Nokia C3 do të paraqitet në shitje për një çmim prej 90 euro dhe do të ofrohet në ngjyrat e pembe, zezë dhe hirtë.

I dyti me radhë është Nokia C6, që është një smartphone i bazuar në Symbain dhe ka një ekran të ndjeshëm në prekje me madhësi prej 3.2 inç si dhe një tastierë rrëshqitëse QWERTY. Përveç kësaj ai gjithashtu ka një kamerë 5 megapikselëshe me autofokus dhe blic të integruar.

Nokia C6 arrin me softuerin navigues pa pagesë të Nokia-së, OVI Maps që ofron navgim të shpejtë përmes sensorit A-GPS të integruar në pajisje. Natyrisht edhe ky model do të ketë veçori sociale ndërsa në treg do të paraqitet për një çmim prej 220 euro, dhe atë gjatë çerekut të dytë të vitit 2010.

Në fund është modeli Nokia E5, i cili është pjesëmarrësi më i ri i linjës E Series, që është një smartphone tjetër i bazuar në Symbain, dhe ka një ekran 2.4 inç dhe tastierë të plotë QWERTY.

Ai ka një bashkësi veçorish që përfshijnë Facebook, Ovi Maps, Ovi Mail, Gmail e shumëçka tjetër. Nokia E5 do të paraqitet në shitje në çerekun e tretë të vitit 2010 me një çmim prej 180 euro.

Lajmet e fundit>