Harduer

Nokia prezanton tri pajisje të reja

Jul 9 2013
0 Shpërndarje
Nokia prezanton tri pajisje të reja

nokia 207 208Nokia ka prezantuar para pak ditësh tre pajisje të reja: Nokia 207, Nokia 208 dhe Nokia 208 të cilat operojnë me dy karta SIM.

Pajisjet mund të përdorin internet 3G, ofrohen me disa ngjyra dhe kushtojnë 68 $. Nokia 207 do të jetë i disponueshëm edhe me një kartë SIM si dhe pa kamera në Europë. Nokia 208 do të jetë i disponueshëm gjithashtu me një kartë SIM si dhe Easy Swap Dual SIM.

Të tre pajisjet kanë ekran 2.4 inç QVGA, suport për kartë SD, lidhje Bluetooth dhe jetëgjatësi standby deri në 33 ditë. Pjesa e mbështjellëses mund të zëvendësohet, çka do të thotë se mund t’i ndryshoni ngjyrat si të dëshironi. Nokia 208 ka edhe një kamera me karakteristika si foto të njëpasnjëshme, panorama mode dhe autoportret duke përdorur zërin.

Nokia 207 dhe 208 ofrojnë edhe kompresim të dhënash përmes Nokia Xpress Browser. Kjo do të thotë se internetin mund ta përdorni duke harxhuar më pak megabytes. Edhe aplikacionet si WhatsApp, Facebook, Twitter, dhe YouTube janë të përfshira.

Nokia 207 dhe 208 mund të përdoren gjithashtu edhe si modem, thjesht duke e lidhur pajisjen me laptopin përmes një kablli USB. Në këtë mënyrë, mund të keni internet kudo dhe kurdo në laptop vetëm duke pasur me vete telefonin tuaj celular. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>