Harduer

Nokia pritet të zbulojë 6 pajisje të reja në eventin e 22 tetorit

Sep 26 2013
0 Shpërndarje
Nokia pritet të zbulojë 6 pajisje të reja në eventin e 22 tetorit

nokia-worldSipas raportime Nokia pritet të lançojë të paktën 6 pajisje të reja në eventin e datës 22 tetor që mban titullin “Nokia World”.

Burime të afërta të kompanisë kanë raportuar se të paktën dy prej pajisjeve do t’i përkasin gjeneratës së re të Nokia Lumia.

Deri tani është zbuluar se Nokia ka përgatitur pajisjen hibride telefon- tablet (phablet) Lumia 1520 me kran 6 inç duke përfaqësuar kështu edhe pajisjen me sistem Windows Phone me ekranin më të madh.

Ndërkohë përflitet se në axhendën e Nokia-s bën pjesë edhe tableti Lumia 2520 me emrin e koduar “Sirius”. Kompania është shprehur prej kohësh se është e interesuar të hyjë në tregun e tabletëve, por deri tani nuk ka deklaruar zyrtarisht ndonjë produkt specifik.

Sipas raportimeve Nokia do të prezantojë dhe disa kasesorë ku njëri prej të cilëve është “shumë i veçantë”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>